×
  • Extra
  • Extra

    37 vjeçari “shokon” instruktorët: Shkon me veturë në testin e vozitjes, harroi se ende nuk kishte leje

    Reporteri
    26 Nëntor 2021 | 8:11

    Një burrë 37-vjeçar në Gjermani nuk dëshironte të vonohej për testin e tij të vozitjes.

    Zgjidhja e tij ishte e thjeshtë: do të shkonte duke vozitur atje, transmeton Reporteri.net.

    Instruktori i vozitjes dhe ekzaminuesi mbetën pa fjalë kur burri parkoi makinën e tij para syve të tyre. Gabimi i tij fatal bëri që testi të anulohej.

    37-vjeçari u tha zyrtarëve se e kishte marrë makinën për të shkuar me kohë në test.

    Ai tani do të përballet me një padi për drejtimin e automjetit pa patentë.

    Policia ka hapur  gjithashtu një hetim për pronarin e makinës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!