×
  • Extra
  • Extra

    Nuk duhet humbur, eklipsi më i gjatë i pjesshëm hënor në gati 600 vjet ndodh të premten

    Reporteri
    17 Nëntor 2021 | 19:08

    Eklipsi më i gjatë i pjesshëm hënor në gati 600 vjet do të zbukurojë qiellin e natës ditën e premte, por do të mund ta shohim vetëm nëse moti e lejon.

    Sipas NASA-s, eklipsi do të zgjasë tre orë e 28 minuta, dhe është eklipsi më i gjatë në 580 vjet.

    Dhe nuk keni nevojë për syze të veçanta për ta parë atë, ndryshe nga një eklips diellor. Gjithçka që ju nevojitet është të jeni në gjendje të zgjoheni dhe të dilni jashtë për ta parë.

    “Eklipset e pjesshme hënore mund të mos jenë aq spektakolare sa eklipset totale hënore – ku hëna është plotësisht e mbuluar nga hijen e Tokës – por ato ndodhin më shpesh”, tha NASA në një përshkrim të eklipsit.

    Një eklips hënor ndodh kur dielli, Toka dhe hëna e plotë formojnë një rresht pothuajse të përsosur në hapësirë, tha Shoqëria Astronomike Amerikane.

    Hëna gradualisht rrëshqet në hijen e Tokës, derisa pjesa më e madhe e diskut hënor kthehet nga gri e argjendtë në një portokalli ose të kuqe të zbehtë. Më pas ngjarjet zhvillohen në rend të kundërt, derisa hëna të kthehet në shkëlqimin e plotë.

    Ky është eklipsi i fundit hënor i vitit. Do të ketë dy eklipse totale hënore të dukshme në shumicën e Shteteve të Bashkuara në vitin 2022, një në maj dhe tjetri në nëntor, ka deklaruar NASA.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!