×
  • Extra
  • Extra

    Nuk duronte të qarën, babai rrah barbarisht foshnjën 2-muajshe në Turqi

    Reporteri
    01 Dhjetor 2021 | 16:18

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Turqi. Mediat atje, shkruajnë se një baba ka torturuar foshnjën e tij 2 muajsh. Në pamjet në fjalë duket Yunus Göç duke rrahur egërsisht fëmijën dhe arsyeja ishte e qara e foshnjës.

    Sipas haberturk.com, pamjet e dhunshme janë filmuar nga telefoni, kamerën e të cilit nëna e foshnjës e kishte lënë fshehurazi hapur, para se të dilte nga shtëpia.

    Në video dëgjohet foshnja që qan, ndërsa i ati e godet dhunshëm.

    Abuzimi përfundoi vetëm kur nëna u kthye në shtëpi dhe ia rrëmbeu fëmijën nga duart babit mostër. Fëmija u transportua në spital me hemorragji cerebrale, ndërsa babai i tij u arrestua.

    “Ai nuk duhet të dalë kurrë nga burgu”, ka thënë nëna e fëmijës për mediat vendase.

    PAMJE

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!