×
  • Extra
  • Extra

    Nuk e dëshiroi foshnjën, nëna e hedh në wc – mjekët po luftojnë për ta shpëtuar

    Reporteri
    29 Dhjetor 2020 | 15:35

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi, ku një foshnjë e posalindur është keqtrajtuar rëndë.


    Sipas mediave serbe, 28 vjeçarja nga fshati Kikindë i Vojvodinës, lindi në shtëpi, dhe më pas u paraqit në spitalin e kësaj zone me foshnjën e cila kishte dëmtime të dukshme në kokë dhe trup.

    Pas lindjes, Daniela hodhi foshnjën e saj në tualet, tregojnë rezultatet e para të hetimit. Foshnja u shtrua në spital dhe jeta e saj vazhdon të jetë në rrezik.

    Nëna, për shkak të gjendjes së rëndë psikofizike, u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Kikindës.

    Lidhur me rastin është duke u zhvilluar një hetim i zgjeruar. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!