×
  • Extra
  • Extra

    “Nuk e kemi traditë, granimi nuk guxon me dal”, burri nga Kosava e Dragashit tregon arsyen

    Reporteri
    01 Nëntor 2021 | 12:54

    Pemët që kanë fituar ngjyrë të artë me ardhjen e vjeshtës kanë krijuar pamje të bukura edhe në fshatin Kosavë të Dragashit.

    Por, për ta parë çdo vit këtë pamje e për t’u kujdesur për natyrën, banorët thonë se nuk i prenë drunjtë për t’u ngrohur, madje edhe atëherë kur mbi fshatin e tyre arrin i ftohti i madh. Kosava, sipas banorëve është njëri ndër fshatrat më të vjetra në trevën e Opojës.

    Në këtë fshat ishte e pamundur ta takosh ndonjë grua që të bisedosh me të.

    Njëri nga banorët në këtë fshat tha se gratë nuk dalin për shkak të fanatizmit dhe se e kanë traditë që gratë të mos dalin jashtë shtëpisë.

    “Ja ja nuk e kemi traditë granimi nuk del këtu. Jemi hala në atë kohën e fanatizmit këtu edhe s`guxojnë me dal ato e kanë një frikë, një marre”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!