Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra dhe ish-deputetja, Donika Kadaj-Bujupi, janë mjaftë aktive sa i përket aktivitetit fizik sportiv.
Sot në një lidhje direkte nga parku i Gërmisë në emisionin “#gjesi në T7”, që të dyja kanë folur rreth aktiviteteve sportive.
Ish-deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi ka treguar se asnjëherë nuk flasin për politikë gjatë vrapimit.
“Edhe në Gërmi, me fol për politike a?, nuk flasim kurrë”, tha ish-deputetja.
Sot në një lidhje direkte nga parku i Gërmisë në emisionin “#gjesi në T7”, që të dyja kanë folur rreth aktiviteteve sportive.
Deputetja nga radhët e PDK-së, tregoi se për shkak të kohës që sot do të ketë seancë, nuk e kanë bërë shtegun e tyre të zakonshëm prej 10 kilometrave.
“Sot e kemi bërë shtegun e ngjitjes që e bëjmë zakonisht, por jemi kthyer pak më shkurt për shkak të kohës që unë kam me shkua në seancë, përndryshe shtegu jonë i përhershëm është 10 kilometra, pothuajse çdo mëngjes”, tha Blerta Deliu-Kodra.
Për më shumë, se si i mbajnë format trupore duke vrapuar, mund të ndiqni videon nga minuta e 02:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.