Një kanadez arriti ta hapë një kasafortë të cilën për vite askush nuk kishte arritur ta hapë duke zgjedhur një kombinim të vërtetë.
Stephen Mils ishte duke vizituar Muzeun e Trashëgimisë Vermillion me familjen e tij kur vendosi të tentojë ta hapë kasafortën. Muzeu, i vendosur në provincën e Albertas, ka provuar në mënyrë të përsëritur ta hapë këtë kasafortë, por pa sukses, transmeton Reporteri.net.
Në Muzeun e Vermillionit, ruhet historia e këtij qyteti të vogël, i cili ka më shumë se 4000 banorë.
Besohet se kasaforta është blerë në vitin 1907.
After 40 years, a safe in the basement of a Canadian museum was cracked by Stephen Mills on his first attempt.
"A lot of good luck that day, for sure," Mills tells @BrookeBCNN. "…I stood up and was like, 'I'm buying a lottery ticket tonight.'" https://t.co/REbv8lT4qQ pic.twitter.com/R5EW6ep7f5
— CNN (@CNN) June 7, 2019
Muzeu ka ftuar më parë disa ekspertë për ta hapur atë, por askush nuk arriti ta bënte. Pastaj, vizitorë të ndryshëm në muze provuan, por pa sukses gjithashtu.
Mils vuri re se numrat në sef ishin nga zero në 60, dhe vendosi të provojë 20-40-60.
Për fat të keq në kasafortë nuk kishte ndonjë thesar të çmuar por vetëm disa fatura nga hoteli ku ishte marrë. /Reporteri.net
https://www.youtube.com/watch?v=9jQTm5yvpz0
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.