×
  • Extra
  • Extra

    Nuk konsumon duhan, mjeku më i vjetër në botë tregon 4 këshilla për të jetuar deri në 100 vjeç

    Reporteri
    15 Prill 2023 | 16:23

    Mjeku më i vjetër në botë Howard Tucker është 101 vjeç. Ai ushtron mjekësi që nga viti 1947, teksa ka lindur në vitin 1922.

    I pyetur se si ka arritur të jetojë kaq gjatë dhe i shëndetshëm, mjeku tregon se këtu luan një rol të rëndësishëm gjeni, fati, por dhe 4 këshilla që i ka ndarë publikisht dhe me ne të tjerët. Mjeku nuk kalon ditë pasiviteti pasi ai punon për më shumë se 45 vjet dhe, sipas librit Guinness, ai është mjeku më i vjetër që punon në botë.

    Mjeku thotë se ditët e pushimit i kalon me 4 fëmijët dhe 10 nipërit e tij. Kështu që ai vazhdimisht bën gjëra për të qëndruar vigjilent.

    Gjithashtu mjeku nuk e mbyll ditën para se të plotësojë 5 kilometra. Ai nuk pi duhan. Më konkretisht nuk ka pirë kurrë duhan në jetën e tij dhe inkurajon pacientët e tij, si dhe secilin prej nesh, të ndjekin shembullin e tij. E fundit është se ai nuk është në dietë dhe shumicën e ditëve ai ha shëndetshëm, përgjithësisht perime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!