×
  • Extra
  • Extra

    Nusja “gangstere” gjuan me armë në dasmën e saj, policia e shpall në kërkim

    Reporteri
    10 Prill 2023 | 11:40

    Një dasmë në Indi duket se nuk ka shkuar sipas parashikimeve apo, së paku, sipas traditave.

    Për arsye ende të panjohura, një video e bërë virale në rrjetet sociale, tregon nusen e cila ndërsa qëndronte në krah të dhëndrit, ka qëlluar katër herë në ajër me armë zjarri.

    Menjëherë më pas policia është vënë në ndjekje të saj, ndërsa po punohet edhe për sqarimin e rrethanave.

     

    Sipas ligjit indian, kushdo që përdor një armë zjarri “në mënyrë të pakujdesshme ose në festa”, duke vënë të tjerët në rrezik, mund të përballet me një dënim me burg ose gjobë, ose të dyja.

    Në vitin 2016, një gjykatë në kryeqytetin e Uttar Pradesh, Lucknoë, kishte urdhëruar që çdo rast i të shtëna me armë në festa duhet të hetohej pavarësisht nëse ishte paraqitur një denoncim apo jo në polici.

    Sipas gazetës “Times of India”, videoja e nuses është regjistruar nga një i afërm, i cili e ka postuar edhe në rrjetet sociale. Policia tha për gazetën se gruaja është arratisur më pas, nga frika për një arrestim të mundshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!