Nusja e ftoi ish-të dashurin në dasmë dhe e pyeti burrin e vetë se nëse mund ta përqafonte një herë të fundit.
Kjo nuse e la burrin e vetë pa fjalë kur i kërkoi leje që të përqafonte ish-të dashurin një herë të fundit gjatë ceremonisë martesore, shkruan lajmi.net.
Në foto shihet ish i dashuri i nuses tek ecën drejt podiumit që të përshëndes dhe të përuroj çiftin. Nusja e bukur e përshëndetë dhe kthehet nga burri duke i thënë “A mund ta përqafoj për herë të fundit?”.
Ai i jep lejen dhe ajo e përqafon fortë ish-partnerin. Ata shkëmbejnë disa fjalë në prani të dhëndrit dhe ish- i dashuri i thotë lamtumirë nuses dhe kthehet drejtë dhëndrit për t’i shtrënguar dorën.
Dhëndri e afron dhe e përqafon ngrohtë teksa nusja është duke përqafuar një të ftuar tjetër. Ngjarja ka lënë shumë persona të befasuar.
Disa nga të pranishmit sugjeruan se ajo ka akoma ndjenja për ish-partnerin. Ata mendonin se kjo ishte e padrejtë ndaj burrit dhe u ndjenë keq për të.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.