Ajo donte me çdo kusht që të martohej dhe asgjë nuk do t’ia prishte ditën më të lumtur të jetës. As coronavirusi! Pasi më 20 nëntor, Lauren Jimenez, 29 vjeç, dhe Patrick Delgado, 27, vendosën të martoheshin, nusja u infektua me coronavirus. Megjithatë, çifti nuk i anuloi planet dhe ceremonia u krye në distancë.
Si një Romeo i kohërave të pandemisë, Patrick qëndronte në rrugë, ndërsa “Xhulieta” Lauren në dritaren e apartamentit të saj në një godinë dykatëshe në Ontario, Kaliforni. E për të respektuar në maksimum protokollin anti-Covid, të ftuar ishin vetëm 10 persona.
Kjo nuk pengoi fotografen e tyre, Jessica Castellano, që të realizonte disa foto vërtet të jashtëzakonshme, që do të mbeten për shumë gjatë në kujtesën e tyre.
Ndërkohë, në pritje për t’u puthur si “burrë e grua” pasi të shërohet nusja, Lauren dhe Patrick kanë planifikuar një festë të madhe vitin e ardhshëm, me shpresën që pandemia do të ketë përfunduar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.