Një nxënëse e shkollës fillore në Slloveni theu thoin në një orë të edukimit fizik. E gjithë Sllovenia po flet për këtë rast të pazakontë këto ditë. Nxënësja shkoi në orën e edukimit fizik me thonj të gjatë artificial. Ajo lëndoi gishtin gjatë stërvitjes. Duke kaluar topin, ajo papritmas theu thoin.
Sipas mediave sllovene, prindërit u ankuan në këshillin e shkollës, duke pretenduar se vajza e tyre kishte të drejtë të kishte thonjtë artificialë dhe se mësuesja ishte fajtore për lëndimin. Nuk dihet se si do të vendosë këshilli i shkollës për rastin.
Avokatja Nana Weber tha për revistën sllovene Pravna praksa se prindërit ishin përgjegjës për vajzën dhe se ata nuk duhej ta lejonin vajzën të mbante thonj kaq të gjatë në shkollë. Ajo më tutje thekson se Ligji për shkollën fillore parasheh që shkolla mund të përcaktojë rregulloren e saj të shtëpisë brenda institucionit dhe masat për sigurinë dhe mbajtjen e rendit”, thotë Weber.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.