“Babagjyshi i Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri është imun ndaj Covid-19 dhe mund të udhëtojë për të shpërndarë dhurata fëmijëve në mbarë botën”.
Deklaratën e ka bërë Maria Van Kerkhove, shef e epidemiologjisë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, citojnë mediat ndërkombëtare.
“Unë e kuptoj shqetësimin për Santa Clausin sepse ai është në moshë të madhe, por mund t’ju them se Santa Claus është imun ndaj këtij virusi. Ne patëm një bisedë të shkurtër me të dhe ai është shumë mirë.
Ata janë shumë të zënë tani, por është imun.
Ne kemi dëgjuar nga një numër udhëheqësish në të gjithë botën që na kanë thënë se ata kanë kufizuar, ose relaksuar, masat e karantinës për Santa për të hyrë në hapësirën ajrore, kështu që ai do të jetë në gjendje t’u japë dhurata fëmijëve”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.