Shkencëtarja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Soumya Swaminathan, tha së fundmi se varianti Delta i Covid-19, i identifikuar së pari në Indi, po bëhet varianti global mbizotërues i sëmundjes.
“Varianti Delta është në rrugën e duhur për t’u bërë variant mbizotërues globalisht për shkak të transmetueshmërisë së tij të rritur,” tha (via Guardian) Soumya Swaminathan në një konferencë shtypi.
Swaminathan shtoi se rezultatet nga prova fillestare e vaksinës CureVac ishin zhgënjyese. Vaksina e firmës gjermane rezultoi vetëm 47% efektive.
Në fillim të qershorit, OBSH njoftoi se varianti Delta është më shqetësues. Një studim në SHBA, tregoi se ky variant shoqërohet me pothuajse dyfishin e rrezikut të shtrimit në spital, krahasuar me një tjetër variant, Alpha.
Në një raportim të tri ditëve më parë, u tha se tani për tani, rreth 10% e rasteve me Covid-19 në SHBA mund t’i atribuohen variantit Delta. Por kjo përqindje po dyfishohet çdo dy javë, sipas Scott Gottlieb, një ish-komisioner i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave.
Ndërkohë, studimet sugjerojnë se ata që janë plotësisht të vaksinuar kanë mbrojtje ndaj variantit Delta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.