×
  • Extra
  • Extra

    Ofrohen 15 paga mbi 6000 euro muaji, kjo është puna që ka mungesë punëtorësh në Austri

    Reporteri
    15 Dhjetor 2021 | 16:58

    Një konkurs për vend të lirë pune që u botua në Kleine Zeitung në Austri, është bërë hit për shkak të kushteve që punonjësi i ardhshëm duhet t’i përmbushë, por edhe për shkak të pagës që e ofron kompania.

    Punëdhënësi ofron 15 paga në vit në vlerë prej 6.000 euro në muaj, e në këmbim kërkon dikë që të njëjtën kohë do të mund të luante rolin e kujdestares në shtëpi, kuzhinierit privat dhe të teknikut e kopshtarit, transmeton Telegrafi.

    Përveç vaksinimit kundër koronavirusit, kandidati ka nevojë të jetë trajnuar në fushën e gastronomisë dhe turizmit si dhe të ketë përvojë të punës në “hotelet ekskluzive”.

    E në mesin e kushteve, thuhet se kandidati duhet të jetë “i mrekullueshëm në sjellje, i kujdesshëm dhe të jetë fleksibil, besnik dhe diskret”.

    Duhet ta ketë edhe “dëshirën për udhëtime dhe dashuri për kafshë. Mbetet të shihet nëse do të ketë kandidatë për punën e re, kjo për shkak të pagës së majme.

    Megjithatë mjaftuan kushtet e parashtruara që përdoruesit e rrjeteve sociale të tallen me punëdhënësin, duke thënë se ai qenka në kërkim të një “super punëtori me aftësi të jashtëzakonshme”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!