×
  • Extra
  • Extra

    Pacienti me COVID-19 nuk e lë çajin e ‘rusit’ as në QKUK

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 12:05

    Kosovarët njihen si konsumues të mëdhenj të çajit të zi, që ndryshe njihet si çaj i rusit.


    Gotat ikonike me katër pika të kuqe dhe katër vija të gjelbërta, nuk po mungojnë as në hapësirat brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në repartet ku po trajtohen pacientët e infektuar me COVID-19, shkruan Reporteri.net.

    Një person ka publikuar në grupin ‘Maniakë të fotografisë’ një fotografi ku shihet një pacient i shtrirë dhe me gotë të çajit në njërën dorë e në tjetrën maskën e oksigjenit.

    “Me via e me pika. Maraklia mbetet marakli edhe me Covid e mungese Oksigjeni,”, ka shkruar ai në përshkrim.

    Nuk dihet nëse fotografia është autentike, por që është bërë virale në rrjete sociale. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!