×
  • Extra
  • Extra

    Palestinezët i këndojnë Putinit: Vriti ukrainasit, ne do t’ua marrim gratë

    Reporteri
    16 Mars 2022 | 8:40

    Në një aheng palestinez, këngëtari i ka kënduar presidentit rus, Vladimir Putin, duke i bërë thirrje që t’i vrasë ukrainasit dhe të vazhdojë pushtimin.

    “Ngurtëso zemrën, o Putin, shtoni sulmet, dëboni ukrainasit në Palestinë dhe ne do të martohemi me gra ukrainase”, thotë teksti këngës.

    Ai gjithashtu, përmes këngës i bëri thirrje Kinës që të pushtojnë Tajvanin, shkruan Memri.

    “Ne i themi Kinës: pushtoni Tajvanin, thyjau hundët e amerikanëve aty”, thuhet tutje në këtë tekst.

    Ndryshe, kjo këngë, sipas medias “Memri”, është kënduar nga këngëtari i dasmave, Mohammed Arani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!