×
  • Extra
  • Extra

    Pamje kur ariu hap derën e veturës dhe hyn brenda

    Reporteri
    21 Qershor 2021 | 10:39

    Kamera e sigurisë e një pronari të shtëpisë në New Hampshire, regjistroi momentin kur një ari iu afrua veturës së parkuar në rrugë, hapi derën dhe hyri brenda.


    Pamet tregojnë që ariu hap derën e makinës për të kërkuar ushqim.

    Departamenti i Policisë Thornton tha se ka pasur raportime të shumta në ditët e fundit për një ari që hap dyert e makinave të parkuara dhe rrëmon brenda për ushqim dhe plehra.

    “Ju lutemi mos harroni të hiqni sendet ushqimore nga automjetet tuaja dhe mos i lini çantat tuaja të plehrave jashtë ose në bagazh”, tha departamenti në një postim në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!