Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Londër ku një person i dehur është regjistruar duke kërcyer në shinat e trenit. Personat që ndodheshin aty u përpoqën ta shpëtonin atë nga një tren i cili po afrohej me shpejtësi të lartë.
Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë momentin kur i dehuri kërkon që të kalojë në shinat e trenit.
Ngjarja ka ndodhur në Belvedere në Londrën jug-lindore, ku personi i paidentifikuar që duket gjysmë i zhveshur dhe me një shishe alkool në dorë, tenton të hidhet por janë kalimtarët e rastit që e kanë tërhequr nga binarët dhe ta fusin nën platformë për t’i shpëtuar rrotave të çelikta të trenit.
Një burrë tjetër shtriu dorën për t’u përpjekur ta shpëtonte, por duhej të tërhiqej pasi rrezikoi të goditej nga treni.
https://youtu.be/h7IbzR7edTs
Të gjithë u larguan të padëmtuar, sipas personit që filmoi videon.
Ata kërkuan që personi i dehur të mos identifikohej, por thanë: “Burri ishte në platformë dhe ai ishte pak i dehur dhe unë e kam parë atë duke bërtitur në vetvete kështu që mendova se do ta nxirrja telefonin për ta regjistruar në një gjendje të dehur për t’ia treguar miqve të mi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.