×
  • Extra
  • -->
    Extra

    Pamje të frikshme: Vajza po luante në rrugë, majmuni e tërheq zvarrë për ta rrëmbyer

    Reporteri
    23 Prill 2022 | 16:44

    Një moment i frikshëm ka ndodhur së fundmi në Kinë pasi një majmun ka tërhequr zvarrë një vajzë trevjeçare që po luante në rrugë.

    Në pamjet e mëposhtme mund të shihet momentin kur majmuni sulmon vogëlushen në një fshat afër Chongqing, Kinën jugperëndimore. Vajza e vogël po luante e vetme me skuterin e saj në një rrugë kur papritur majmuni iu afrua, i kapi kokën dhe e tërhoqi zvarrë në rrugicën nga vinte.

    Fatmirësisht një kalimtar i rritur vuri re tentativën për rrëmbim dhe e ndoqi majmunin në rrugë përpara se të shpëtonte fëmijën.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!