×
  • Extra
  • Extra

    Sporti ekstrem i merr jetën 33-vjeçares, hidhet nga 80 metra lartësi

    Reporteri
    11 Tetor 2021 | 23:55

    Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur një nënë e tre fëmijëve pa dashje u hodh nga 80 metra duke gjetur vdekjen.

    Metro shkruan se 33-vjeçarja po bënte një kërcim me litar, në momentin që u hodh nga ndërtesa.

    Yevgenia Leontyeva, mund të shihet duke kaluar me qetësi në buzë të një tarrace të një hoteli në Kazakistan, përpara se të hidhej.

    Por në vend që të ngadalësonte ndërsa arrinte në tokë, Leontyeva u përplas me kokë në një mur pasi një litar mbështetës i lidhur me një pemë nuk ishte siguruar si duhet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!