×
  • Extra
  • Extra

    Pamje të tmerrshme, nxënësit mbajnë radhë për tu rrahur

    Reporteri
    21 Gusht 2019 | 19:25

    Aktet e dhunës në shkolla janë bërë sërish temë diskutimi.


    Rasti i fundit është regjistruar në shkollën “Bopedi Bapedi” në Limpopo, qytet në afërsi të kryeqytetit të Afrikës së Jugut, Johanesburg.

    Protagonist ishte drejtori i shkollës, i cili u filmua duke goditur nxënësit.

    Të vendosur në rrjesht para klase, drejtori godiste me sa fuqi që kishte nxënësit që vinin njëri pas tjetrit. Ndërkohë, në sfond dëgjoheshin të qeshurat e nxënësve të tjerë.

    Me pamjet që u bënë virale brenda pak minutash, departamenti i Edukimit të Limpopo deklaroi se ndaj drejtorit kanë nisur hetimet dhe pritet që shumë shpejt të merren masa disiplinore, transmeton oranews.

    “Drejtorit të shkollës i është dërguar një letër pezullimi paraprak nga detyra dhe është ngarkuar me sjellje të pahijshme për administrimin e ndëshkimit fizik me nxënësit. Pezullimi paraprak është që të mos afrohet me nxënësit pasi do të frikësohen nga prania e tij në ambientet e shkollës.”-bëhet e ditur në njoftimin e Departamentit të Edukimit në qytetin afrikan.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!