×
  • Extra
  • Extra

    Papritur hero, shkoi për të raportuar ngjarjen, gazetari gjen djaloshin 2-vjeçar që kishte humbur

    Reporteri
    23 Qershor 2021 | 18:21

    Një djalosh dy-vjeçar, i cili ishte raportuar i humbur nga prindërit, është gjetur nga një gazetar që kishte shkuar për të raportuar pikërisht për humbjen e vogëlushit.


    Giuseppe Di Tommaso kishte shkuar pranë shtëpisë së djaloshit në Mugello të Italisë për të bërë një raportim lidhur me humbjen e tij, por ka përfunduar duke qenë heroi i ditës. Gazetari ka treguar se momenti ishte shumë emocionues, madje shumica nuk po e besonte dot.

    “Këtë mëngjes, ndërsa isha në makinë me grupin e xhirimit, u kërkova të më linin në një zonë rreth 500 metra nga shtëpia e djalit. U futa në pyll dhe dëgjova të qarat e një djali të cilat vinin nga rreth 300-400 metra. U afrova atje dhe nisa të thërrisja emrin Nicola. Dëgjova një reagim: “Mami”. Më pas u afrova dhe pash Nicola-n. Ndërsa ishte duke kaluar edhe një makinë e policisë, e cila erdhi menjëherë dhe morën djalin e vogël”, tregoi gazetari.

    Nicola Tanturli u rikthye pranë familjes dhe tashmë është shëndoshë e mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!