Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëron popullsinë në të gjithë botën se vaksina kundër koronavirusit mund të mos mbërrijë menjëherë te të gjithë ata përpara vitit 2022.
Sipas një prej shkencëtarëve të agjencisë së OKB, “vaksina nuk është një formulë magjike që do të mbërrijë në janar dhe do të zgjidhë të gjitha problemet e botës”.
“Do të duhet ende shumë kohë deri sa të arrihet imuniteti i tufës, me rreth 60-70% të popullsisë së imunizuar do të jetë më e lehtë ndërprerja e transmetimit”, u shpreh Soumya Swaminathan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.