Një parukiere e cila duhej të mbyllte dyqanin për shkak të pandemisë së koronavirusit, ka dalë me një zgjidhje interesante, për të cilën shpreson se do t’i mundësojë asaj që së shpejti të pranojë klientë.
Sipas mediave të huaja, Jean Mcdonnell nga Irlanda krijoi një karrige inovative për të kufizuar kontaktet gjatë vizitave për rregullimin e flokëve.
Ajo vendosi një “mur xhami” rreth një karrigeje normale, ndërkaq hapi pjesën e pasme e cila lejon floktarët të rregullojnë flokët e klientëve, transmeton Telegrafi.
Jean e prezantoi këtë karrige tek Kryeministri irlandez, Leo Varadkar dhe tek Zyrtari Kryesor i Mjekësisë, Tony Holahan, me shpresën se do të lejonte parukierët të hapin dyqanet e tyre para 20 korrikut.
Ndryshe kjo është data që qeveria irlandeze ka vendosur për hapjen e salloneve si pjesë e strategjisë së tyre pas bllokimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.