Një i burgosur i arratisur u shfaq pas 10 viteve në arratisje përpara një stacioni policor në Salzburg me dëshirën për t’u kthyer në qelinë e burgut.
Austriaku, 64 vjeçar, pas arratisjes jetonte në Tenerife, por tani, në moshë të shtyrë, vendosi të kthehej në atdhe. Ai mbërriti me dy valixhe përmes Mynihut në Salzburg, ku trokiti në derën e stacionit të policisë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
I arratisuri u tha policëve se Tenerife nuk është më siç kishte qenë përpara, se nuk e kishte bukurinë që e kishte pasur dhe se jetoi atje tashmë për një kohë të gjatë. Duke verifikuar identitetin e tij, doli se ai kishte ikur nga burgu Schwarzwalde am Steinfeld.
Pasi që në Austri, arratisja nga burgu nuk është e dënueshme, austriaku do të duhet të vuajë vetëm gjysmë viti burg, që i ka mbetur nga dënimi i mëparshëm./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.