×
  • Extra
  • Extra

    Pas dështimit të “Sunny Hill” dhe “Beerfest”, në Kosovë konfirmohet “Festivali i Baballarëve”

    Reporteri
    17 Qershor 2022 | 8:35

    Pas anulimit të festivalit “Sunny Hill” dhe atij “Beerfest”, e shtyrjes së datës së festivalit të filmit “PriFest”, është konfirmuar se në Kosovë do të mbahet një festival, e ai është “Festivali i Baballarëve”.

    Më 19 qershor, duke filluar nga ora 16:00 tek Amfiteatri i Sheshit “Zahir Pajaziti”, afër Hotel Grandit në Prishtinë dhe do të përfshijë: garën e baballarëve, muzikë, lojëra, kulturë, art, kuize, këndin e leximit, dhe aktivitete të tjera interaktive.

    “Festivali i Baballarëve është festivali i parë i tillë në Kosovë që e trajton prindërimin pozitiv, rëndësinë e përkushtimit të baballarëve për rritjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve, ndarjen e përgjegjësive të barabarta brenda familjes dhe promovon lejen prindërore”, thuhet në njoftimin e festivalit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!