×
  • Extra
  • Extra

    Pas komplikacionit të një vullnetari që provoi vaksinën, AstraZeneca rifillon punën

    Reporteri
    13 Shtator 2020 | 16:13

    AstraZeneca ka rinisur punën për vaksinën ndaj Covid-19, një javë pasi e ndërpreu. Një vullnetar që e provoi dozën e parë të vaksinës u prek nga një sëmundje e çuditshme e palcës kurrizore që shkakton paralizë. Kompania e ndërpreu punën për të investiguar nëse ka një lidhje mes vaksinës dhe kësaj sëmundjeje.


    Tani që ka rifilluar punën nuk ka dhënë detaje të rezultateve. Ato do të jepen në një njoftim të dytë: Nëse rasti i këtij vullnetari është ndonjë efekt anësor i vaksinës së Covid apo s`ka lidhje me këtë.

    Lajm i mirë është që deri tani askush tjetër nuk ka pasur një simptomë të ngjashme. Pjesa më e madhe kanë përjetuar ethe dhe dhimbje muskujsh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!