Një oficer i lartë në ushtrinë argjentinase, i cili ka qenë në arrati, është arrestuar pasi u gjet i fshehur në një dollap.
Sipas mediave të huaja, nënkoloneli Carlos Cialceta, i cili kërkohej për shkelje të të drejtave të njeriut, kishte qenë në arrati për shtatë muaj para arrestimit të tij.
Argjentinasi u akuzua për rrëmbim, torturë dhe vrasje të një aktivisti politik që daton në vitin 1976 dhe kishte shërbyer në regjimentin e 28-të të Këmbësorisë Malore në atë kohë.
Dhe ka qenë gjykatësja federale Mariela Giménez ajo që lëshoi një urdhër arresti për të në fillim të këtij viti në prill.
Oficerët e policisë hynë në një shtëpi në Salta, Argjentinë, pasi morën një informacion se ai po qëndronte atje.
Partneri i Nënkolonelit Cialceta kishte thënë më parë se oficeri në pension nuk jetonte në atë adresë, por pasi përdorën përgjimin, ata morën vesh se ai ishte aty.
“I arratisuri ishte fshehur në dollapin e shtëpisë së bastisur, u arrestua pas punës në terren dhe përgjimit”, ka thënë ndër tjerash policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.