Pasi ka marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet, Armend Muja ka marrë një lajm të mirë.
Ai njofton se është bërë baba për herë të dytë, transmeton Reporteri.net.
Muja, që ka një djalë, ka shkruar se sot është bërë prind i një vajze, që e ka quajtur Azura.
“Azura Muja, 19.02.2021, ora 16:43, Prishtinë. Sot, Arjeta dhe unë jemi bërë prindër për herë të dytë. Arjeta dhe vajza Azura janë mirë me shëndet”, ka shkruar Muja në FB.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.