Ky është momenti kur shoferi i një kamioni përplaset me pjesën e pasme të një furgoni, ku si pasojë janë lënduar tre persona – e gjithçka ndodh për shkak se vazhdimisht mbante sytë në telefonin që e mbante në njërën dorë, e me tjetrën kishte timonit dhe lëvizte me shpejtësi.
Derek Holland, 59-vjeç, u filmua nga kamera e instaluar brenda kabinës kur përplaset me një furgon derisa po lëvizte me 100 kilometra në orë.
Pak sekonda më herët ai shihet se si nxjerr telefonin dhe vazhdimisht merret me të, pavarësisht se po lëvizte me shpejtësi nëpër një autostradë në Britani të Madhe.
Detektivët britanikë kanë analizuar pamjet e kamerës, ku është konstatuar se gjatë ngasjes ai ka bërë 42 shkelje të ligjeve në komunikacion.
Këtu përfshihet përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, mos vënia e rripit të sigurisë, duke hequr dy duart nga timoni dhe duke hedhur lëvoren e bananes nga dritarja.
Sipas policisë në Sussex, ai kishte përdorur rrip të rrejshëm të sigurisë për të ndalur alarmin që paralajmëron shoferit se duhet të lidhet.
Por, ajo çfarë ka tmerruar më shumë qytetarët është se ai vendosi rripin e vërtetë të sigurisë, vetëm atëherë kur në të kuqen derisa po priste pa patrullën e policisë dhe nga frika se mund të dëgjohet.
Personat që ishin brenda furgonit kanë pësuar lëndime serioze, kurse shoferi i kamionit është arrestuar menjëherë.
Mbi të rënduan tri pika të aktakuzës dhe në fund është dënuar me tre vite e gjysmë burgim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.