×
  • Extra
  • Extra

    Për 45 vjet si shofer nuk mori asnjë gjobë, policia nderon babanë e 12 fëmijëve

    Reporteri
    11 Tetor 2020 | 22:50

    Në vitin 1975 Mal Allah Ibraheim Al Hammadi i Sharjah ka marrë lejen e drejtimit të makinës.


    Që prej atij momenti ai asnjëherë nuk ka bërë asnjë shkelje të trafikut dhe nuk ka marrë asnjë gjobë nga policia.

    Ai është babai i 12 fëmijëve dhe së fundmi është nderuar nga Policia e Trafikut për korrektësinë dhe respektin që ka treguar.

    Al Hammadi i tha se të gjithë djemtë dhe nipërit e tij që kanë leje drejtimi e kanë marrë atë si shembull pasi ata gjithashtu nuk kanë dënime nga policia e trafikut.

    “Al Hammadi kurrë nuk ka vozitur me pakujdesi ose ka thyer ndonjë rregull. Sjellja e tij e shkëlqyeshme ka kontribuar në bërjen e rrugëve më të sigurta në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe është një dëshmi për shoferët e sjellshëm në vend”– ka thënë Ahmad Saeed Al Naour, Drejtori i Përgjithshëm i Operacioneve Qendrore të Policisë së Sharjah.

    “Unë gjithmonë kam ndjekur rregullat e trafikut sepse siguria në rrugë është përparësia kryesore gjatë ngasjes. Të gjithë duhet të ndjekin rregulloret, qofshin ata këmbësorë apo shoferë”– ka thënë Al Hammadi.

    Al Hammadi shprehu kënaqësinë e tij për marrjen e një çmimi nga policia. Ai e vlerësoi Policinë e Sharjah për këtë iniciativë të mirë. Ai tha se iniciativa të tilla promovojnë përhapjen e kulturës së respektimit të ligjeve të trafikut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!