×
  • Extra
  • Extra

    Për çfarë shërben xhepi i vogël në pantallona?

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 16:17

    A e keni menduar ndonjëherë për çfarë arsye e keni atë xhep të vogël në pantallonat tuaja?

    Xhepat janë shpesh një aksesor shumë i rëndësishëm i një linje të modës, e sidomos për veshjet e femrave.

    Xhepat e xhinseve vijnë në mënyrë standarde çdo herë, 2 xhepa të pasme, dy të përparme dhe një i vockël në xhepat e përparmë.

    Por, për çfarë përdoret ky xhep? Sigurisht, është shumë i vogël për para dhe është bërë para telefonave celularë.

    Në një blog është zbuluar se xhepi është një ‘xhep ore’, mjaftueshëm i madh për të mbajtur ‘orë xhepi’.

    Levi Strauss, brendi ikonik i amerikan i xhinseve i ka bërë këto xhepa për ‘kaubojt’ që ata të kenë ku të vendosin orën më përshtatshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!