Studimi i botuar në revistën Psychoneuroendocrinology, ka zbuluar se çiftet e martuara kanë nivele të ulëta të stresit dhe hormonit të kortizolit krahasuar me beqarët apo të divorcuarit.
Rezultatet kanë vërejtur një nivel të lartë stresi dhe gjendjeje psikologjike të rënduar te beqarët dhe një nivel të lartë kortizoli në trupin e tyre.
“Hulumtimi është fokusuar gjithnjë e më shumë në mënyrën se si stresi psikologjik përjetohet nga beqarët kundrejt të martuarëve një diferencë e madhe e cila është mjaft e dukshme edhe në reagimet dhe sjelljet e dy kategorive, por edhe në sistemet fiziologjike që lidhen me shëndetin.”
Për të realizuar këtë studim, mjekët analizuan disa mostra pështymash nga të rriturit e moshës 21 dhe 55 vjeç.
“Është interesante të zbulosh përmes një rruge fiziologjike se si ndikojnë marrëdhëniet në shëndetin e mirë dhe në sëmundjet e njeriut”, tha Brian Chin, student në Kolegjin e Shkencave Sociale, Departamenti i Psikologjisë Sociale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.