A njihni dikë që s’e pëlqen cheecake-un? Vështirë të gjesh. Lajmi i mirë është se një variant të tij mund ta bëni vetë në shtëpi me shumë pak përbërës. Do t’ju marrë më pak kohë se ç’mendoni.
4 përbërësit:
– 75 gram biskota të thjeshta me çokollatë, të thyera në copa
– 1 portokall
– 250 g krem djathi, në temperaturë dhomë
– 60 ml (1/4 filxhani) qumësht i kondensuar, i ëmbël
*Shtoni përbërësit në proporcion të drejtë, sipas sasisë që mendoni të gatuani. Sasia më lart shërben për 4 gota të vogla.
Përgatitja:
1. Grini biskotat në thërrime të imëta. Vendosni në enë, tas.
2. Grini imët lëvoren e gjysmës së portokallit. Gjysmën tjetër prijeni hollë për të dekorurar cheesecake-un. Portokallin shtrydheni.
3. Bëni bashkë kremin e djathit, qumështin e kondensuar, lëkurën e portokallit dhe 2 lugë gjelle lëng portokalli – Vendosini në mikser derisa të jetë krijuar një masë e njëtrajtshme.
4. Ndajeni përbërjen në disa gota. Vendosni shtresën me biskota sipër. Pastaj lëkurën e mbetur të portokallit. Vendosini në frigorifer për rreth 1 orë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.