×
  • Extra
  • -->
    Extra

    Për të gjithë ata që rregullojnë krevatin në mëngjes, kemi një lajm të keq

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 21:09

    Dita e mirë duket që në mëngjes… të paktën kështu besohet ! Por na është thënë që në moshë të herët që detyra e parë që duhet të bëjmë sapo dita zbardh, është rregullimi i krevatit. Por duket se na kanë mësuar gabim!

    Në vend që të rregulloni shtratin çdo mëngjes pasi zgjoheni, ajo që duhet të bëni është vetëm të çoheni nga krevati e të vazhdoni ditën tuaj … Po krevati ? Krevati duhet lënë pa rregulluar, pa u shtruar me mbulesa apo me batanije. Shtresat me të cilat jeni mbuluar natën duhen lënë në fund të krevatit.

    Lajmi i parë mbi këtë çështje bëri bujë të madhe para disa vitesh, kur një studim pohoi që pluhurat e mikroorganizmave, dhe bakteret lulëzojnë në një krevat i cili është i rregulluar me kujdes dhe i mbuluar. Tema erdhi sërisht në vëmendje të publikut nga hulumtuesit e Universitetit Kingston në Londër.

    Të gjitha këto mikroorganzima kanë nevojë për një mjedis të ngrohtë, me lagështi për të mbijetuar, dhe nëse sapo çohemi nga shtrati, veprimi i parë që bëjmë është ta mbulojmë atë, kemi bërë një gabim të madh. Kemi krijuar mjedisin ideal për lulëzimin e mikroorganizmave.

    Në të kundërt, duke lejuar shtratin të ajroset ne kemi krijuar një ambjent me kushte aspak mikpritëse për këto baktere që janë përgjegjëse për alergjitë, problemet me frymëmarrjen dhe gjumin e parehatshëm.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!