Një ngjarje e pazakontë është publikuar së fundmi nga mediat e huaja, ku një adoleshent kinez ka shitur një nga veshkat e tij për të blerë pajisjen më të fundit Apple. Sipas mediave të huaja, 17-vjeçari Wang Shangkun e shiti veshkën e tij për rreth 3,273 dollarë, ndërsa paratë i përdori për të blerë një iPhone.
“Ç’më duhen të dyja veshkat? Mjafton një.”-tha Wang në atë kohë.
25-vjeçari tashmë është i “lidhur” me aparatin e dializës dhe ka gjasa të jetë i shtrirë në shtrat gjithë jetën, për shkak të mungesës së veshkës së djathtë.
Nëntë persona të cilët u përfshinë në operacion u arrestuan, ndërsa pesë janë akuzuar për tregtim organesh.
Mjekët kanë thënë se Wang ndoshta mund të përdorë një transplant, ndërsa thanë se veshkat e në tregun e zi njeriut mund të arrijnë deri në 366,000 dollarë AUD, 80 herë më shumë se Wang mori për veshkën e tij që shiti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.