×
  • Extra
  • Extra

    Përkthyesja ukrainase gjendet e vdekur, e prangosur, me qese plastike në kokë në Turqi

    Reporteri
    05 Janar 2021 | 13:40

    Miqtë e 30-vjeçares Kristina Novitskaya, dyshojnë për vrasje teksa trupi i saj u gjet në shtëpinë e saj në Turqi. Ata pretendojnë se policia vendase po fsheh “dikë me rëndësi”.


    Trupi i një përkthyeseje ukrainase është gjetur në pranga dhe me qese plastike në kokë, në shtëpinë e saj në Bodrum, Turqi, teksa raportimet vendase flasin për vetëvrasje.

    Por miqtë e saj thonë se vajza “entuzuaste” dhe “aktive” nuk ka vrarë veten por policia është duke mbuluar ngjarjen për llogari të “dikujt me rëndësi”.

    Miqtë e Kristinës thonë gjithashtu se ajo ishte majft “e fshehtë” për jetën e saj private.

    “Ne nuk besojmë se ajo ka vrarë veten,” tha një mik i saj për rrjetin ukrainas Obozrevatel në Kiev.

    Raportimet në Turqi thonë se ajo ishte bërë depresive prej mungesës së angazhimeve të punës nga pandemia, por shkaku i vërtetë i vdekjes ende nuk është zbuluar.

    Zbulimi u bë pasi familjarët dhe fqinjët e saj njoftuan policinë kur vajza nuk përgjigjej më në telefon. Trupi i saj ishte gjetur i ulur në një kolltuk në mes të dhomës.

    Vajza tragjike ishte e prangosur në duar, dhe me një qese plastike në kokë.

    Trupi i saj u dërgua në institutin e mjekësisë ligjore për autopsinë pas zbulimit në fundjavë.

    Autoritetet thanë se dritaret e shtëpisë ishin të mbyllura dhe nuk kishte shenja përleshjeje Në një video të publikuar tregohej brendësia e shtëpisë së saj dhe rojet e sigurisë në kompleksin ku banonte.

    Kristina ishte diplomuar në universitetin e linguistikës në Kiev. Ajo fliste rrjedhshëm turqisht dhe ishte përkthyese profesioniste.

    Një mik i saj prej kohës studentore tha: “Ishte shumë e dashur, e sinqertë, një person që nuk hynte kurrë në konflikt dhe gjithmonë ndihmonte të tjerët”.

    “Ajo ishte shumë e fshehtë për jetën e saj private. Të gjithë ata që e njihnin Kristinën janë të shokuar”.

    Një tjetër shoqe e saj tha: “Ajo vërtet nuk postonte shumë për jetën privatë në rrjetet sociale, por ishte gjithmonë e hapur, plot jetë e lumturi”.

    Miqtë e saj refuzonin raportimet “e dyshimta” se ajo kishte rënë në depresion, por flisnin për një lidhje me një person VIP në Turqi, pa dhënë detaje.

    “Kristina kishte familjen dhe nënën e saj në Kiev. nëse do të kishte probleme ajo kthehej në shtëpi.”

    Mikesha e saj shtoi: “Unë nuk i besoj këto versione. Besoj se ata po mbulojnë faktet për llogari të dikujt të rëndësishëm”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!