×
  • Extra
  • Extra

    Përparim Rama: Si 16 vjeçar, në Londër kam larë enë

    Reporteri
    17 Nëntor 2021 | 10:49

    Kryetari i sapozgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama në një intervistë të fundit ka folur për periudhën e vështirë kur është larguar për në Londër.

    Rama ka thënë se është larguar nga Kosova qysh në moshën 16 vjeçare, dhe që atëherë qëllimi i tij ka qenë që të punojë dhe t’ia kthejë familjes paratë që kishin harxhuar për ta dërguar në Londër.

    Ai ka thënë se atje si i ri ka bërë punë të ndryshme, nga larja e pjatave e deri te punë të tjera.

    “Për 16 vjeçar në atë kohë ka qenë një sfidë e madhe. Ka qenë një moment euforik që kam pasë mundësi me dalë për herë të parë prej Prishtinës, ishin kohë të vështira, baba u dashtë me marrë borxh për me ma mundësu mu me shku në Londër. Kur mbërriva në Londër pata pritë me qenë si Amerika, por ka qenë krejtësisht tjetër. Ka qenë një eksperiencë e re. Kam la enë, kam maru sendviq, kanë qenë punë të ndryshme. Ishte proces i vështirë se dojsha me i ba ato 3 mijë markat që ja kom marrë babës. Po më thojshin je shumë i ri, pa eksperiencë”, tha ai në Prive.

    Përparim Rama në zgjedhjet e balotazhit që u mbajtën të dielën është zgjedhur kryetar i ri i Prishtinës, duke mposhtur Arben Vitinë nga VV.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!