Përgjithësisht jemi mësuar që pas plazhit, atëherë kur e kemi tepruar me qëndrimin në diell ose mospërdormin e kremit mbrojtës, lëkurën e skuqur dhe të djegur nga dielli ta kurojmë me pak kos, kastravec të copëtuar hollë ose xhel të aloe veras. Mirëpo ekzistojnë edhe disa metoda të tjera, të cilat mund t’ju vijnë në ndihmë gjatë atyre ditëve të tmerrshme.
Së pari, është përdorimi i menthol-it, përbërës organik i krijuar sintetikisht ose i marrë nga gjethet e mentes dhe vajrave të ndryshme. Përgjithësisht, shkumat që përdorin meshkujt për t’u rruajtur përmbajnë mentol, për shkak se e bën lëkurën më të butë dhe e mbron nga infeksionet. Shumë gra thonë se një produkt i tillë bën punë kur vjen puna tek djegiet nga dielli. Mjafton ta lyeni sipërfaqen me pak shkumë dhe ta lini të veprojë për 30 minuta. Përsëriteni procedurën 1 herë në ditë.
Së dyti, mund të përdorni çajin jeshil, të pasur me molekura antioksidante të njohura gjerësisht për vetitë e tyre anti-inflamatore. Vendosni bustinën e çajit jeshil në një enë me ujë të ftohtë dh prisni që përbërësit të depërtojnë në ujë. Më pas, lyeni zonat problematike dhe përsëriteni këtë veprim çdo 2-3 orë.
Së treti, lëkurë patateje: Ju duhet thjesht të ndani një patate në feta të holla, të cilat më pas t’i vendosni në trup. Qëndroni shtrirë rreth 1 orë duke i lënë copat të veprojnë sa më gjatë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.