Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka zbuluar se cilat janë dy kërcënimet e mëdha të njerëzimit në të ardhmen, përveç pandemive, që i kishte parashikuar që në vitin 2015.
Në një intervistë për kanalin e YouTube të Derek Muller, Gates thekson se: ndryshimi klimaterik dhe bioterrorizmi janë problemet e rënda që na presin në të ardhmen.
Në lidhje me ndryshimet klimaterike, Bill Gates thekson se numri i viktimave në një vit ‘do të jetë shumë më i madh’ sesa ai që po shkakton pandemia e Covid-19:
‘Për t’ju treguar pasojat e ndryshimeve klimaterike, mjafton që dëmet e shkaktuara nga pandemia t’i imagjinoni të zgjatura në kohë. Në vitin 2060, ndryshimet klimaterike mund të jenë vdekjeprurëse njësoj si të pandemisë, ndërsa në vitin 2100 mund të jenë 5 herë më vdekjeprurëse sesa koronavirusi’.
Sa i përket bioterrorizmit, Gates u shpreh se shumë njerëz nuk duan të flasin për të, por ‘ekziston mundësia që dikush, i cili kërkon të bëjë shumë dëme, të krijojë një virus që të jetë shumë më vdekjeprurës sesa SARS-CoV-2’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.