×
  • Extra
  • Extra

    Pesë burgjet që u kthyen në super hotele

    Reporteri
    16 Maj 2023 | 11:26

    Ndërtesa të shumta, me kalimin e kohës, janë shndërruar në objekte me një lloj tjetër përdorimi.

    Fabrikat e vjetra iu nënshtruan rikonstruksioneve për t’u bërë muze, seli të kompanive të mëdha ose dyqane mode.

    Mund të thuhet se e njëjta gjë ka ndodhur me hotelet dhe bujtinat rurale. Disa, u bënë edhe burgje në të kaluarën.

    Në fotogalerinë e mëposhtme njihuni me hotelet që kanë qenë burgje në të kaluarën./A2CNN

    Parador de San Marcos – I inauguruar në shekullin e XII për të strehuar pelegrinët në Camino de Santiago, pesë shekuj më vonë shërbeu si burg. Gjithashtu përmbushi funksionet e një qendre burgu gjatë regjimit të Frankos. Në atë kohë, burgu strehonte deri në 15 000 njerëz.
    Het Arresthuis – I vendosur në komunën e Roermond (Holandë), ishte një burg midis viteve 1863 dhe 2007. Një pjesë e dhomave ende ruajnë disa nga detajet më domethënëse të kohës. Klientët mund të zgjedhin një dhomë të bazuar në lloje të ndryshme qelish.
    Hotel Courthouse – Dikur ishte një burg dhe gjithashtu ishte selia e një gjykate. Ndër personazhet më të shquar në këtë burg kanë vuajtur dënimin Mick Jagger, kur u arrestua në vitin 1970 me akuzën e zotërimit të kanabisit. Po ashtu, edhe shkrimtari Oscar Wilde.
    Hotel Wilmina – Ky hotel, në Berlin të Gjermanisë, ka qenë burg për gratë.
    The Liberty – Një hotel luksoz i vendosur në lagjen Beacon Hill, në qendër të Bostonit (Shtetet e Bashkuara të Amerikës). Në mesin e shekullit XIX, kur u ndërtua, ndërtesa u përdor si burg. Një burg që funksionoi deri në vitin 1990. Tani, hoteli ka pothuajse 300 dhoma dhe ofron 30 minuta guidë për të mësuar mbi historinë e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!