Tani që vera po afron, planet më të shpeshta janë ato për në plazhe, mirëpo këtë vit – me kujdes të shtuar.
Pesë nga to vlerësohen si më të bukurat:
Kroaci – Dugi Otok është një prej ishujve më përrallorë, me një rërë të imët dhe pamje piktoreske. Zonat më të preferuara nga turistët janë Bozava, një plazh i bukur me rërë të bardhë dhe Soliscica dhe Pantera, por edhe fari Veli Rat.
Greqi – Porti Limnionas Beach, në ishullin Zante, është një plazh i fshehur që arrihet nga zona malore e Agios Leon, duke zbritur drejt detit. Peisazhi është si prej kartoline me det të kaltër dhe një transparencë uji që të lë pa fjalë.
Spanjë – Playa de Cofete në Fuerteventura është një plazh me rërë të butë dhe me pamje të egër, ku deti është me një ngjyrë blu të thellë dhe që mund të shkohet në të me fuoristradë, Oeusazhu është përrallor, madje në këtë vend lejohet dhe nudizmi.
Portugali – Rreth 40 kilometër larg Lisbonës, ndodhet Meco, një vend i përfshirë në parkun natyral të Serra da Arrabida, një prej zonave më të kuruara të vendit. Jo shumë larg ndodhet fshati i peshkatarëve, ku dominojnë ngjyrat e shekullit të kaluar dhe restorante tipike.
Itali – Shteti fqinj spikat me plazhet Alicudi, një nga më të bukurat e ishujve Eolie. Në këtë vend plazhet ndodhen pranë zonës së banuar të Alicudi Porto, ndërsa deti është i kristaltë, shkruan noa.al. Për ta vizituar zgjidhja ideale është një tur me varkë përreth ishullit, i cili është vetëm 5 kilometër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.