×
  • Extra
  • Extra

    Peshonte vetëm 370 gramë, ndërhyrja e mjekëve i shpëton jetën foshnjes “pupël”

    Reporteri
    26 Dhjetor 2021 | 13:39

    Lorenzo i vogël lindi më shumë se katër muaj më herët dhe peshonte më pak se katërqind gramë, por një ndërhyrje e kryer nga specialistët e spitalit Policlinico në Milano i shpëtoi jetën.

    Kur lindi, foshnja peshonte vetëm 370 gram dhe nuk kishte forcë të qante: në fakt mushkëritë e tij nuk ishin formuar ende. Krahas këtij problemi, i vogli kishte një perforim të rëndë të zorrëve për faktin se organet ende nuk i ishin zhvilluar.

    Kirurgët pediatër e nënshtruan ndaj një operacioni shumë delikat. Fatmirësisht pas operacionit gjendja e fëmijës u stabilizua. Përveç shtimit në peshë, u bë i mundur edhe “riaktivizimi i zorrëve”. “Sot Lorenzo është mirë, shkoi në shtëpi dhe arriti 3 kilogramë: dhe për këtë, ai do të mbetet gjithmonë një superhero për ne” – u shprehën mjekët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!