×
  • Extra
  • Extra

    Pësoi një aksident të tmerrshëm dhe përfundoi në koma, ajo që pasoi ishte dhurata më e bukur në jetën e saj!

    Reporteri
    10 Mars 2019 | 14:12

    Kur i ndodhi aksidenti, gruaja australiane ishte e angazhuar profesionalisht në skijim dhe po përgatitej për Olimpiadën e vitit 1988 në Calgary të Kanadasë. Ajo po stërvitej me biçikletë bashkë me shokët e saj kur u godit nga një kamion që po lëvizte me shpejtësi shumë të madhe.

    Mjekët asnjëherë nuk menduan se do të shpëtojë për shkak se kishte lëndime shumë të rënda. Kishte fraktura të shtyllës kurrizore dhe të qafës në gjashtë vende, përveç kësaj, një numër thyerjesh të tjera, lëndime në kokë dhe gjakderdhje të brendshme. Në një blog në Huffington Post, Jane Shepherd përshkruan se si ajo “e la trupin dhe filloi të luftojë për jetën” dhe pse ato dhjetë ditë të kaluara në komë ishin dhurata e saj më e madhe në jetë, transmeton Reporteri.net.

    “Mbaj mend vetëm se dielli shkëlqente mbi fytyrën time … Nuk isha në dijeni të asaj që po ndodhte rreth meje, ndërsa ekipi mjekësor dhe mjekët u përpoqën të më ndihmonin. E lash trupin tim dhe fillova të luftoj – fjalë për fjalë po luftoja për jetën – shkruan ajo. Sidoqoftë, ajo nuk ishte njohur me “përvojën pranë vdekjes” siç e përshkruajnë shumica e njerëzve. Ajo nuk e pa dritën në fund të tunelit, dhe as dikënd që t’i thotë se koha e saj nuk ka ardhur ende.

    “Mund të kaloja lirshëm nga një dimension në tjetrin. Në një moment isha në trupin tim, dhe në momentin tjetër isha në botën e përtejme – ndonjëherë isha në të dy vendet njëkohësisht!, shkruan Jane. Derisa në nivelin fizik ajo kishte dhimbje të padurueshme, jashtë trupit u privua nga të gjitha dhimbjet dhe problemet e kësaj bote.

    “E dija se po më ndiqnin dhe mbështesnin shpirtrat, të cilët, shumë kohë para meje kaluan nëpër atë rrugë”, shkruan ajo. Megjithëse ata nuk flisnin, vetëm shkëmbenin mendime, ajo ende mund t’i kujtojë ato mendime, sepse ishte në vetëdije të plotë. Shpirtrat që e ndoqën i bënë asaj një dhuratë të madhe. Mund të zgjidhte: të jetonte në atë botë shpirtërore, ose të kthehej në trup.

    “E dija jeta ime kurrë nuk do të jetë më e njëjtë si më parë, por gjithashtu e dija edhe këtë: këtë vendim mund ta merrja vetëm unë”, thotë Janine. Ndërsa të afërmit në spital shqetësoheshin për të, ajo mbahej për jetë. Mjekët ishin të brengosur për shkak të gjakderdhjes së rëndë të brendshme dhe informuan prindërit e saj se nuk ka asgjë më shumë që mund të bëjë për të dhe se duhet të përgatiten për më të keqen.Babai i saj nuk mund të pajtohej me këtë fakt të tmerrshëm.

    “Më mbajti fort për dore dhe filloi të lutej: “ I dashur Zot, merre fuqinë time dhe dhuroja atë asaj … Mos e lër të shkojë”. E mbërthyer nga dashuria e tij e sinqertë, i mblodha atomet e fundit të forcës dhe fillova të luftoj” , shkruan Janine. Për befasinë e të gjithëve, pas dhjetë ditësh ajo hapi sytë, raporton në shqip Reporteri.net.

    “Mësimi më i mirë ishte se u ktheva në jetë, për të ndarë me të tjerët përvojën me atë botë. U ktheva për të mësuar se si të kënaqem me mushkëritë plot në jetën time”, thotë ajo. Gjatë dhjetë ditëve në gjendje kome, ndërsalëvizte lirshëm midis botës qiellore dhe asaj tokësore, ka fituar njohuri të konsiderueshme rreth faktit se kush është ajo dhe kuptimin e vërtetë të jetës së saj. Kjo e inkurajoi që t’i jepte një sens të ri dhe të pazakontë jetës.

    Ndërsa isha në gips nga koka deri te këmbët, ulur në karrige me rrota dhe me admirim po shikoja një aeroplan mbi kokën time, mora një vendim që do të ndikonte jashtëzakonisht shumë në jetën time të mëtutjeshme: nëse nuk mund të ec, mund të fluturoj! – shkruan ajo. U regjistrua në një kurs të fluturimit, fluturim akrobatik dhe një kurs për instruktorë fluturimi. Janine filloi të shkruante, u bë një folëse motivuese dhe lindi tre fëmijë.

    “Vendimet që duken të parëndësishme në shikim të parë shpesh kanë pasoja të forta dhe të paparashikueshme. Çdo ditë, në çdo kohë, marrim vendime që ndikojnë në të ardhmen tonë, edhe pse nuk jemi në dijeni të saj”, shkruan ajo. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!