Më tepër sesa thjesht “njerëz të këqij”, këta njerëz njihen si “social media trolls”, një term shumë i gjerë që përshkruan njerëzit që provokojnë qëllimisht në internet, përmes postimeve me natyrë denigruese dhe ofenduese.
Këta njerëz lënë qëllimisht komente negative për t’i bërë të tjerët të ndihen keq, shkaktojnë telashe, përpiqen të mërzisin të tjerët, synojnë të tërheqin vëmendjen me çfarëdo mënyre aspak korrekte.
Një studim i fundit nga Universiteti Brigham Young (BYU), një universitet kërkimor në Utah, u krye në lidhje me këta njerëz, punë kërkimore e drejtuar nga Dr. Pamela Brubaker, profesoreshë e asociuar e marrëdhënieve me publikun në Shkollën e Komunikimit në BYU dhe Dr. Scott Church, ekspert në komunikimin e biznesit, të folurin në publik, studime mediatike etj.
Studimi i tyre u bazua në një sondazh me 400 përdorues të Reddit dhe rezultatet u botuan në revistën “Rrjetet sociale dhe Shoqëria”. Sipas tyre, shumica e njerëzve tënjohur si “trolls” në rrjete sociale kanë personalitetin “Dark Triad” – “Treshja e Errët”.
Studiuesit theksuan se ky lloj personaliteti shtë shumë i përhapur në këtë grupim njerëzish. Nëse nuk keni dëgjuar më parë, “Dark Triad” i referohet tre tipareve të veçanta, por të ndërlidhura me personalitetin e njeriut: narcizmi, makiavelizmi dhe psikopatia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.