Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së djeshme ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga ky post.
Ai ka bërë të ditur se këtë vendim e ka marrë pasi atij i ka ardhur një ftesë nga Gjykata Speciale, ku do të merret në pyetje në cilësinë e të dyshuarit.
Vetë Haradinaj u pa me lot në sy teksa tha se gjithmonë do ti shërbejë me besnikëri vendit të tij dhe se pastërtinë e luftës së UÇK-së nuk mund ta njollosë askush.
Veprimi i Haradinajt ka prekur edhe shumë qytetarë të vendit, të cilët kanë thënë se është e padrejtë që Haradinaj të gjykohet për herën e tretë për kontributin e tij gjatë luftës së UÇK-së.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, një i moshuar shihet duke qarë derisa pyetet për largimin e Ramushit nga posti i kryeministrit.
“Ramushi kurrë prej populli dorëheqje nuk ka. Nesër le te qesin në votime, kurrë askush nuk ka me mujtë me ia marrë. Hiç, se osht i drejtë”, thotë ndër të tjera ky i moshuar i cili shpërthen në lotë teksa thotë se Haradinaj do ta çonte Kosovën përpara si shtet, por nuk e lejuan. /Reporteri.net
Shikoni videon:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.