Të ardhurat e El Chapos llogariten në 12-14 miliardë dollarë, para këto të cilat i kërkojnë Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe kartelet. SHBA mendon se po t`i shtjerë në dorë, mund t`i përdorë për të ndërtuar murin në kufi me vendin problematik fqinj.
Joaquín Guzmán vetë ndodhet në një burg-bunker në Kolorado, të përshkruar si një “Alcatraz të ditëve tonë”, ku është e pamundur arratisja. Tani, siç transmeton Shqip raportimet, që bosi i kartelit famëkeq Sinaloa është prapa hekurave, prokurorët po përpiqen të marrin në dorë pasurinë e madhe të tij.
Ata nuk shpjegojnë sesi kanë ndërmend ta bëjnë këtë, por ish kreu I zyrës kundër pastrimit të parave në prokurorinë e Manhatenit, Duncan Levin thotë se nëse El Chapo ka asete në SHBA, ato mund të gjurmohen.
Sipas ligjit amerikan të 1957, çdo aset I financuar nga para të krimit, sekuestrohet I gjithi. “Mënyra sesi ata bënin biznes ishte e hapur.
Çdo biznes me Sinaloan duket ka qenë një investim për të qenë të pastër”, shprehet ai. Megjithatë për Levin, pjesa e luanit e këtyre parave me shumë gjasë gjendet në Meksikë, dhe pavarësisht tensioneve mes dy vendeve, amerikanëve do t`i duhet të bashkëpunojnë me qeverinë meksikane, që kërkon pjesën e saj. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.