Me siguri e keni vënë re se disa nga videoklipet e fundit të këngëtarëve shqiptarë janë xhiruar në një liqen mahnitës ngjyrë rozë. Ishte Poni në fillim që xhiroi videoklipin e saj “Njësoj” në këtë liqen rozë.
Më pas fashionistja Odeta Banushaj realizoi një set fotografik në këtë liqen. Ndërsa së fundmi Ingrit Gjoni ka xhiruar videoklipin e ri pikërisht në këtë vend, shtrirë në një shtrat mes liqenit.
Ky liqen rozë nuk ndodhet jashtë vendit, siç mund të mendonit, por në Shqipëri dhe shumë pranë nesh.
“Iconstyle” bën të ditur se liqeni rozë ndodhet në Vlorë, në vendin e quajtur Kriporet e Nartës që krijohet kur thahet uji dhe mbetet vetëm kripa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.