Një gruaje kolumbiane i ka mbetur koka e mbërthyer mes binarëve të derës metalike sepse ishte tepër kurreshtare.
Me sa duket, ajo po vëzhgonte fqinjët e saj në qytetin e Pereirit, kështu që u përpoq të shihte nëse ata ishin në shtëpi, kur koka iu mbërthye në hekura, transmeton Reporteri.net.
https://www.facebook.com/radiolarocafm/posts/2157358967710407
Për ndihmë ka pritur pesë orë derisa zjarrfikësit kanë ardhur për ta shpëtuar.
“Kjo grua kishte mbetur e bllokuar për pesë orë, sepse ishte tepër kurreshtare, po hetonte nëse fqinjët ishin në shtëpi kur koka i mbeti e mbërthyer”, thanë zjarrfikësit.
Shumë qytetarë kanë komentuar në rrjetet sociale duke shpresuar që kjo grua të ketë marrë një mësim të mirë rreth ndërhyrjes në privatësinë e tjetrit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.